SHQIP - ENGLISH
  • HELP

  • FARAT E RRUSHIT 50 HERË MË E FUQISHME SE VITAMINA C 

    FARAT E RRUSHIT 50 HERË MË E FUQISHME SE VITAMINA C 

    “Mbron kundër plakjes, ul rritjen e disa lloje tumoresh, forcon venat duke realizuar një trajtim
    të mirë për variçet dhe hemorroidet, ndihmon trajtimin e diabetit dhe zvogëlon ënjtjen”

    Farat e rrushit janë aq të vogla, por benefitet janë tejet të mëdha. Kanë veti antibakteriale, si dhe janë të pasura me antoksidantë, ndaj efekti i tyre rinues mund të jetë i dobishëm, si në nivel të jashtëm dhe në atë të brendshëm.
    Edhe pse farat e rrushit nuk janë shumë të shijshëm, janë të pasur me acide yndyrore, aminoacide dhe avonoide. Falë këtyre ushqyesve, farat e rrushit japin shumë benefite kundër rreth dhjetra sëmundjeve dhe problemeve me lëkurën. Disa nga vetitë mbrojtëse të farave të rrushit janë: 

    1. Redukton problemet kardiovaskulare
    2. Antioksidant
    3. Forcon imunitetin
    4. Rregullon tretjen
    5. Ndihmon në rënien në peshë
    6. Permban vitamine C
    7. Ul rritjen e disa lloje tumoresh, 
    8. Forcon venat duke përbërë një trajtim të mirë për variçet dhe hemorroidet, 
    9. Ndihmon trajtimin e diabetit 
    10. Antiinflamator dhe antioksidant

    Për të dhënë një efekt të shëndetshëm është e rekomandueshme që të konsumohet
    rreth 100-300 miligram në ditë fara rrushi, në formë të bluar, pra pluhur. Në këtë mënyrë, ju keni ndihmuar edhe stomakun, pasi në formë të bluar, farat e rrushit nuk e rëndojnë atë.