• Shporta juaj eshte bosh!

ENGLISH
  • HELP


  • Shampo Hudhre & Locion

    1,200 lekë

    Shampoja me hudhër dhe locion është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të patur flokë të fortë dhe të shëndetshëm. • Hudhra është përdorur për shekuj me radhë për të trajtuar një sërë sëmundjesh. Vetitë e saj antibakteriale ndihmojnë në stopimin e rënies së flokëve dhe forcimin e tyre.

    Shampoja me Hudhër ndihmon në rritjen e flokëve, forcimin dhe shkëlqimin e tyre në mënyrë natyrale. Nxit qarkullimin e gjakut dhe si rrjedhojë edhe daljen e flokëve të reja, bashkon majat dyshe, trajton skalpin e kokës duke larguar yndyrën dhe zbokthin. Gjithashtu ajo konsiderohet si shampoja ideale për flokët e brishtë dhe të hollë. • Locioni me vajra esencialë përdoret pas larjes në flokë të thatë. Ai ushqen flokët nga rrënja deri te majat, përshpejton rritjen e tyre dhe i bën ato më të fortë dhe më të shëndetshëm.

    Locioni përmban: vaj rozmarine, vaj hithre, vaj mersine, vaj kamomili, vaj dafine, zink dhe provitaminen B12. Ai stimulon dhe përshpejton zgjatjen e flokëve dhe i bën ato më të fortë dhe të shëndetshëm. 
    Shampoja me Hudhër dhe Locion pë flokët është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve, dhe rekomandohet veçanërisht për personat me flokë të dobët dhe të brishtë.

    Bëni nje vlerësim

        Dobët            Shumë mirë