• Shporta juaj eshte bosh!

ENGLISH
  • HELP

  • ????̧????????????????̈ ????̈????????????????̈ ?????????????????????

    CoQ10 ose siç njihet shkurt Q10, është një enzimë trupore dhe një nga antioksidantët më të rëndësishëm në trupin tonë. Ajo gjendet në çdo qelizë të trupit të njeriut. Dobitë e saj janë të shumta, por ne do të përmendim më poshtë dobitë për lëkurën.

    ????????????????????????̈ ????????̈???? ????????̈????????????????̈????:

    -Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe si rezultat redukton vijat e holla dhe trajton rrudhat.

    -Barazon tonin e lëkurës, pasi Q10 ndihmon në prodhimin e melaninës dhe si rezultat ndihmon zbehjen dhe parandalimin e njollave të errëta.

    -Zvogëlon dëmtimet e krijuara nga dielli. Duke qenë se Q10 i mban qelizat aktive dhe me energji, i ndihmon ato të çlirohen nga toksinat dhe bën që lëkura jonë të jetë më vitale.

    Shpeshherë ne e gjejme CoQ10 në produkte të ndryshme kozmetike. Në kremrat hidratues, ato që përdoren për zonat poshtë syve, tonikët, serumet etj., por lind pyetja, në cilën moshë duhen përdorur këto produkte? Të gjithë produktet që kanë si ingredient të tyre Q10, janë antirrudhë prandaj duhet të përdoren nga moshat mbi 30 vjeç.