SHQIP - ENGLISH
  • HELP

  • Gjalpi i Kakaos është një nga produktet shumë të kërkuara sot në botë. 

    Gjalpi i Kakaos është një nga produktet shumë të kërkuara sot në botë. 


    Ai njihet për aromën e tij topikale dhe dobitë e jashtëzakonshme për shëndetin dhe bukurinë.
    Gjalpi i kakaos konsiderohet si një superfood pasi është i pasur me vitamina, minerale, yndyrna të ngopura, acide yndyrore dhe konsiderohet si një central elektirik i antioksidantëve. 

    Dobitë:

    1. Nëse konsumohet ai përmbush 43% të kërkesës sonë të përditshme të yndyrës.
    2. Parandalon plakjen pasi redukton rrudhat dhe shenjat e plakjes.
    3. Trajton strijat dhe nëse kombinohet me vajin e kokosit parandalon daljen e tyre gjatë shtatzanisë.
    4. Ai është i dobishëm në qetësimin e mendjes dhe trupit dhe redukton efektet që shkakton çekuilibri hormonal.
    5. Ndihmon në fitimin në peshë për personat që vuajnë nga anoreksia apo çrregullimet e tjera të ngrënies.
    6. Është burim energjie duke e ndihmuar trupin të qëndrojë gjithmonë aktiv, 
    7. Nëse konsumohet çdo ditë esëll nga një lugë gjelle i tretur, ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe përmirësimin e shëndetit oral. 
    8. Qetëson djegiet nga dielli dhe inflamacionet e lëkurës si: psoriasis, ekzema, plasaritjet, skuqjet etj. 
    9. Rrit shkëlqimin e flokëve, largon zbokthin, ndihmon në zbutjen dhe në forcimin e përgjithshëm të flokëve. 
    10. Forcon thonjtë etj.