SHQIP - ENGLISH
  • HELP


  • Fytyra


    PETROLEUM JELLY 100% PURE (vazellina 100% puro) Vazelina produkti që nuk duhet të mungojë në shtepitë tuaja. Disa nga dobitë e vazelinës: Si Zbutës Vazelina është i mrekullueshme për kujdesin e lëkurës së plasaritur në përgjithësi, lëmon pjesët e ashpra të lëkurës (bërrylat, gjunjët, thembrat). Para se të flini, aplikoni pakëz vazelinë në thembra, vishni çorape dhe shtrihuni qetësisht. Të nesërmen në mëngjes ndryshim do të jetë mahnitës. Mbron pjesët e ndjeshme të lëkurës nga çdo acarim, djegie apo thatësi. Buzët e plasaritura Vazelina është një nga mjetet më të mira për hidratim dhe ju lirisht mund ta përdorni atë si një zbutës për buzë (labelo). Buzët e tuaja do të jenë të ushqyeradhe të hidratuara . Qerpikët të gjatë dhe të bukur Nëse dëshironi që qerpikët tuaja të jenë të gjata dhe të rregulluara, përdorni një furçë për qerpikë (të maskarës) të vjetër, të cilën së pari duhet ta keni larë mirë nga gjurmët e vjetëra të ngjyrës dhe lyeni qerpikët me furçë në të cilën keni vendosur një shtresë të hollë të vazelinës. Këtë procedurë përsëriteni për disa ditë me rradhë, dhe ndryshimi është i garantuar. Për largimin e grimit Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe produktet për largimin e grimit reagojnë në lëkurën tuaj, atëherë, vazelina është e zgjidhje e duhur për ju. Ky produkt jo vetëm që nuk do të shkaktojë një reagim (ndonjë irritim), por është gjithashtu i shkëlqyer për largimin e make-up i cili nuk hiqet aq lehtë. Pas depilimit Lëkura juaj është e kuqe dhe i irrituar pas depilimit, lyeni vendin e irrituar me vazelinë dhe lereni që të thith. Skuqja do të zhduket shumë shpejt. Zgjatë aromën e këndshme të parfumit. Para se të përdorni parfum, përhapni pakëz vazelinë në kyçet e duarve dhe prapa veshëve. Majat dyshe tek flokët Nëse flokët tuaj janë të gatshme për një prerje flokësh dhe ju dëshironi që të lëshoni dhe nuk dëshironi që ndryshoni gjatësinë, vazelinë është zgjidhje. Lyni majet e flokëve me vazelinë, me të cilën do të mbuloni majet e plasaritur.

    300 lekë
    300 lekë